• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

ZYRTARE/Gjiganti ‘Starbucks’ do të punësojë 10 mijë emigrantë nga 75 vende të botës

Gjiganti amerikan “Starbucks” ka deklaruar zyrtarisht se do të punësojë 10 mijë emigrantë gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të paktën 75 vende të botës, shkruan “Reuters”.

Howard Schultz, drejtoi zyrtar i rrjeteve të kafeneve, tha në një letër dielën se kjo “reformë punësimi” do të zbatohet për dyqane në mbarë botën dhe përpjekjet do të fillojnë në Shtetet e Bashkuara ku fokusi do të jetë punësimi i emigrantëve “që kanë shërbyer me trupat amerikane si përkthyes dhe personel ndihmës. “

Schultz, një mbështetës i Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale, tha gjthashtu se “Starbucks” do të ndihmojë dhe mbështetsë kultivuesit e kafeve në mbarë botën, dhe sidomos ata në Meksikë. Letra e  tij theksonte se kompania do të ofronte gjithashtu sigurime shëndetësor të punëtorëve të kualifikuar. /SYRI.net