• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Zyrtare! Liam Hemsworth bën publike lidhjen me modelen që u përfol prej vitesh

Liam Hemsworth ka konfirmuar lidhjen me modelen Gabriella Brooks. Ai ka publikuar disa foto nga një mbrëmje gala bamirësie ku ishin të pranishëm të dy. Në një nga fotot shfaqet dhe vëllai i aktorit dhe bashkëshortja e tij. Ata shfaqen të qeshur teksa janë mbledhur për të mbledhur para për fëmijët që kanë probleme me shëndetin mendor. Lidhja e 34-vjeçare me aktorin nisi pak pasi Liam u nda nga Miley Cyrus.

Liam dhe modelja janë përfolur për një lidhje që prej vitit 2019 kur u panë bashkë për herë të parë, por lidhja nuk ishte konfirmuar asnjëherë deri tani. Ata u fotografuan edhe në disa raste të tjera, por çdo gjë mbeti në kuadrin e thashethemit deri në këtë moment./ revistawho.com