Modelja e njohur Emina Cunmulaj prej shumë vitesh jeton në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj iranian Sam Nazarian. Çifti ka gjithashtu edhe dy vajza nga martesa e tyre 4-vjeçare. Emina shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, gjatë të cilave përfshin dhe familjen e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar vajzat dhe bashkëshortin duke ju dedikuar fjalët më të ndjera. “Mëmësia nuk është gjithnjë e lehtë, por zoti më ka bekuar me dy vajza të bukura dhe të shëndetëshme dhe për këtë të jam gjithmonë mirënjohëse dhe do të vazhdoj të lutem në kohët tona më të mira dhe ato të vështira”, shkruan ajo në foton e vajzave, ndërsa foton e bashkëshortit e ka shoqëruar me këto fjalë: “Për mbështetjen tonë më të madhe, burrin tim…Faleminderit që gjithmonë na jep shumë dashuri dhe siguri. Jemi shumë me fat dhe mirënjohëse për ty”. Emina vazhdon të jetë shumë e lidhur me Shqipërinë, dhe udhëton shpesh drejt saj së bashku me vajzat e saj.