• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Zonja e zonjusha që nuk ndiheni mirë me trupin tuaj, merrni shembull nga trupi gjithë shenja i Chrissy Teigen

Chrissy Teigen është ndër të paktat personazhe pa filtra në rrjete sociale. Mund të gjesh foto të saj pa makeup, në gjendjen më të keqe të mundshme, foto të trupit aspak në formën më të mirë dhe Chrissy nuk e ka aspak problem sepse nuk është në kërkim të perfeksionit. Përkundrazi modelja krenohet me shenjat që ka në trup duke i dhënë një mësim të mirë të gjithë vajzave. Së fundmi ajo ka postuar foto pas operacionit të endometriosës dhe gjithashtu shihen shenjat në gjoks pas operacionit për heqjen e implanteve.

“Duajeni veten! Unë kam kaluar shumë”-shkruan Chrissy në foto duke i bërë një thirrje vajzave që e ndjekin.