• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zjarri në Kaliforni nuk po ‘kursehet’, shkrumbon shtëpinë e familjes Kardashian

Flakët që kanë përfshirë Kaliforninë në dy ditët e fundit kanë tmerruar të gjithë njerëzit. Zjarri ka përfshirë një lagje të pasurish, ku jetonin personazhe të njohur të ekranit. Një ndër to është edhe familja Kardashian. Secila nga motrat ka nga një shtëpi në këtë zonë dhe shtëpia ku ato xhirojnë ‘reallity-show-n’ nuk ka mundur t’ju shpëtojë flakëve. “TMZ” raporton se shtëpia është shkrumbuar nga zjarri dhe tani ka përparuar për tek shtëpia e Kim-it. Zjarri ka mbërritur deri tek oborri gjigand i saj dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Kim lutet që të mos ketë pasoja të rënda.
Në këtë zonë jetojnë edhe personazhe të tjerë si Will Smith, Iggy Azalea dhe shumë të tjerë, të cilët janë evakuuar./revistawho.com