• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Zjarri, deti dhe sëmundjet i kanë shumë qejf trimat”, Florian Binaj ndan këtë mesazh me ndjekësit në ‘Instagram’

 

Aktori u njohur i ‘Portokalli’, Florjan Binaj ka zgjedhur ta urojë ditën e verës me anë të një videoje ku shfaqen dy fëmijët e tij duke shijuar rrezet e diellit në ballkon.
“Gëzuar ditën e verës, vëllezër edhe motra shqiptarë. Sa më seriozisht t’i marrim masat parandaluese, aq më shpejt do kalojë. Gjyshim im thoshte: Zjarri, deti dhe sëmundjet i kanë shumë qejf trimat. Mbroni të nesërmen, mbroni të ardhmen, në fund të fundit qahemi për pushime gjithë vitin dhe kur na vjen, qahemi”, ka shkruar Binaj krah videos së publikuar në ‘Instagram’.
Kujtojmë se të gjithë personazhet e njohur kanë ndarë pamje të ndryshme pranë më të dashurve të tyre, duke treguar se tashmë janë vetëizoluar./revistawho.com