• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zhduket këngëtarja Sinead O’Connor, dyshohet se ka vrarë veten

Kjo nuk do të ishte hera e parë që këngëtarja Sienad O’Connor e famshme për hit-in e saj “Nothing compares to you” tenton të vrasë veten. Policia e Çikagos ka shpallur sot alarmin, pasi këngëtarja nuk është kthyer nga shëtitja me biçikletë. Ajo ka dalë dje, veshur me pantallona lëkure dhe një bluzë gri me të shkruar Irlanda. Dëshmitarët thonë se e kanë parë mbi biçikletën e saj elektrike. Policia në njoftim ka specifikuar se artistja mund të ketë tentuar sërish vetvrasjen. Nëntorin e kaluar, O’Connor shkroi në rrjetet sociale se ndihej e vetmuar, vuante padrejtësitë që i ishin bërë dhe braktisjen nga familjarët dhe se nuk donte të jetonte më. Ajo ka tentuar vetvrasjen disa herë, prej vitit 1999.