• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zgjidhet ministri i ri i Qeverisë shqiptare, bashkëshort i Miss Albania-s

Sot paradite, Edmond Haxhinasto, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës ka dhënë dorëheqjen dhe burime të “Opinion.al” kanë bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Sokol Dervishaj, një tjetër anëtar i LSI-së. Sokol Dervishaj mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Parlamentit, Ilir Metës, ndërsa ka pasur më parë, edhe angazhime të tjera në qeverinë shqiptare, më i rëndësishmi ai i zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i ngarkuar me Çështjet e Energjisë, deri në vitin 2013.bd9a2c3a7337bcfe22070ef7b763893cAi ështa baba i dy fëmijëve, Omarit dhe Rejanës dhe bashkëshort i Sidorela Kolës, që nuk është e panjohur për publikun, për shak të kurorës së Miss Albania-s në vitet e para të këtij spektakli. Kola është tashmë avokate dhe nuk ka pasur pas atij spektakli asnjë tundim për t’iu bashkuar artit apo televizionit.8d6928822d74e6e611e07c09221fd051