• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zgjedhja perfekte për verën, këto fustane janë të duhurit kur nuk mundeni të përballoni vapën

Vera është ndonjëherë stina më e vështirë për të gjetur veshjen e duhur, sepse duhet të kesh diçka që është komode, të mban freskët dhe dukesh bukur. Megjithatë të tre këta elementë mund të bashkohen në një veshje të vetme, që e kemi parë shpesh tek vajzat e njohura. Bëhet fjalë për fustanet ‘maxi’, që këtë sezon kanë qenë një trend. Këto fustane të gjatë dhe të lirshëm, jo vetëm që janë komodë, por janë edhe shumë stil. Nuk ka rëndësi se si e vishni një fustan ‘maxi’, sepse ata janë opsioni perfekt për ditët e nxehta të verës. Me një veshje të tillë nuk do ta ndjeni në asnjë moment vapën dhe madje mund t’i mbani veshur nga mëngjesi e deri në darkë. Çdokush mund ta vesh një fustan ‘maxi’, sepse ata duken bukur në trupin e të gjitha vajzave. E vetmja gjë që duhet të mendoni janë aksesorët me të cilët do t’i kombinoni dhe nëse do të vishni një palë sandale të thjeshta për shëtitje, apo të tjera për mbrëmje. Për vajzat e njohura shqiptare, por edhe për ato të huaja, fustanet ‘maxi’ kanë qenë zgjedhja e parë për këtë verë duke ditur se sa të nevojshëm janë kur bën shumë vapë. Prandaj nëse doni një ide se si mund t’i vishni dhe t’i kombinoni mund t’ju hidhni një sy fotove të të famshmeve shqiptare. /revistawho.com