• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zemërthyer nga pamja e trishtë në Australi, Kylie Jenner dhuron shumën e konsiderueshme për të prekurit nga zjarri

Kylie Jenner ka shprehur publikisht keqardhjen e saj lidhur me fatkeqësinë e ndodhur në Australi. Miliarderja e njohur ka ndarë disa foto nga ngjarja e rëndë në kontinentin e Australisë, duke theksuar se kjo pamje e ka trishtuar pa masë.

Pas këtij momenti burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar se 22-vjeçarja ka dhuruar 1 milion dollarë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ndjekësit e Jenner e kanë pritur mirë këtë lajm, duke e uruar edhe në komente në rrjete sociale. Kujtojmë se përveç Kylie-t edhe personazhe të tjerë të njohur publikë, kanë reaguar duke bërë thirrje për ndihmë në llogaritë e tyre sociale./revistawho.com