• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zemërthyer apo e dashuruar? Ronela Hajati i sqaron të gjithë me këtë përgjigje

Ronela Hajati ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku përballë pyetjeve të fëmijëve ka sqaruar edhe njëherë statusin e saj në jetën private.

“Jam më e padashuruar se asnjëherë, jam vetëm, shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka bërë të rigjej vetveten. Është e kot të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen. Besoj shumë në Zot”, iu përgjigj Ronela pyetjes nëse ishte dashuruar apo zemërthyer.
Hajati nuk ka ngurruar dhe të përgjigjet plot humor pyetjeve të fëmijëve duke u shprehur në njërin moment: “Ëndërronim të shkonim në Tropik dhe të gjenim majmunët. I gjeta në jetë majmunët”.
Kujtojmë se Hajati ka qenë përherë shumë e drejtpërdrejtë në daljet publike, duke fituar zemrën e audiencës falë sinqeritetit të saj./revistawho.com