• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Zbuloni si duhet të veproni që fëmija juaj të flejë sa më qetë të jetë e mundur

Kur bëhesh prind ndihesh i bekuar, por të kujdesesh për një fëmijë të porsalindur është diçka shumë e veshtirë. Ajo çfarë shqetëson të gjitha nënat është koha e gjumit, pasi zakonisht fëmijët zgjohen shumë herë gjatë natës. Nëse ndiqni këto këshilla, do e keni më të lehtë të vendosni fëmijët në gjumë.
1. Mbështillini me një batanije
Që në momentin kur mbushin 6 muaj, fëmijët e vegjël kanë ndjesi sikur rrëzohen, gjë që mund t’i zgjojë ato. Duke i mbështjellur me një batanije do i jepni mundësinë të ndihen të sigurtë dhe të flenë qetësisht.
2. Shtoni një banjë të ngrohtë në rutinën e mbrëmjes së fëmijës
Dushi i ngrohtë përpara gjumit gjithmonë funksionon për ju dhe ju bën të ndiheni të lehtësuar. Pse të mos e provoni dhe me fëmijët tuaj këtë?
3. Rregulloni temperaturën e dhomës
Të mbani temperaturën e dhomës jo shumë të lartë e ndihmon fëmijën tuaj të flejë më shpejtë.
4. Hiqni dorë nga kafeina nëse ushqeni fëmijën me gji
Kur kaloni dozën e kafeinës që duhet të merrni gjatë ditës, fëmija juaj do të jetë më i irrituar dhe jo shumë i qetë. Nëse shihni një ndryshim në sjelljen e fëmijës tuaj sepse keni abuzuar me çokollata, soda apo kafeine, hani ushqime të shëndetshme gjatë javës.
5. Limitoni kohën e fëmijës përpara televizorit
Gjatë ditës ndoshta mund të kalojnë disa orë duke parë kukulla, por që fëmija juaj të bëjë një gjumë të qetë gjatë natës duhet të mos e lejoni të qëndrojë përpara ekranit të paktën 2 orë përpara se ta bëni gati për të fjetur.
6. Mos bëni kontakt sy më sy me fëmijën
Gjëja e parë që fëmijët mësojnë është të komunikojnë nëpërmjet shikimeve. Nëse e shihni në sy kur jeni duke u përpjekur ta vendosni në gjumë, do çlironi hormonin e dashurisë dhe rrjedhimisht rrahjet e zemrës së fëmijës tuaj do të rriten. Duke mos i parë në sy, i çoni atyre mesazhin se është koha e gjumit./revistawho.com