• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Zbuloni se çfarë ndodh me trupin dhe trurin tuaj kur humbni peshë

Për çdo 10 kilogramë yndyrë që humb në trup, 8.4 kilogramë del në ajër dhe pjesa tjetër konvertohet në djersë, lot, urinë dhe lëngje të tjera nga trupi juaj. Gjatë humbjes së peshës trupi juaj kalon shumë ndryshime dhe ndonjëherë mund të merrni edhe rezultate të papritura.

Ja kush janë disa prej tyre sipas ‘The Bright Side’:

1-Niveli i energjisë rritet.

Gjëja e parë që vihet re kur humbni peshë është se energjia e trupit rritet dhe kështu mund të kryeni aktivitete të tjera.

2-Memoria përmirësohet.

Me humbjen e peshës truri bëhet më aktiv, sidomos në aftësinë e të organizuarit apo planifikuarit.

3-Lëkura bëhet më e pastër.

Kur ju filloni të hani shëndetshëm vihet re një ndryshim në lëkurën tuaj, por jo vetëm. Thonjtë dhe flokët po ashtu forcohen.

4-Alergjitë minimizohen.

Kilogramët e tepërt dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes duke ju bërë më të rrezikuar ndaj alergjive të stinës, por me humbjen e tyre rrugët e frymëmarrjes pastrohen dhe alergjitë minimizohen.

5-Dhimbja e gjunjëve zhduket.

Me humbjen e kilogramëve do të thotë që ulet pesha që këmbët mbajnë dhe kështu ato nuk dhembin si më përpara.

6-Bëheni më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulta.

 

Me humbjen e kilogramëve, shtresa e dhjamit minimizohet dhe kështu ju mund të ndjeni ndryshimin e temperaturave më shpesh./revistawho.com