• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbuloni çfarë ka qënë Ejshani përpara se të bëhej aktore (FOTO)

Aktorja turke, Cansu Dere, është e lindur më 14 shtator 1980, në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.

Është shkolluar në Izmir, kurse ka studiuar në fakultetin e arkeologjisë në Stamboll, por nuk ka arritur të diplomojë. Në shumë intervista ka potencuar se i vjen keq që nuk ka diplomuar, meqë profesioni i arkeologjisë ishte dëshirë e prindërve, kurse marrja ime me manikenizëm, sipas prindërve të mi, ishte punë e kotë, e pavlerë, shkruan .

Ka qenë “Miss Turqia 2000”. Mirëpo, qeveria turke ia ka ndaluar të dalë në zgjedhjen përfundimtare, sepse manifestimi organizohej në Qipro, në pjesën greke, në Nikozi. Para se të merrej me aktrim veten e ka sprovuar në vallëzim e balet, por është refuzuar shkaku i gjatësisë së trupit, andaj iu përkushtua modelimit. Dhe, si modele ka prezantuar modën e dizajnerëve më të njohur turq. Karrierën si aktore e arriti sidomos në serialet shumë të shikuara, “Sila”, “Ezel”, “Sulejmani i madhërishëm” etj.

Jeta private e aktores 36-vjeçare është me shumë batica. Puna me dashuri nuk i ka ecur edhe aq mirë derisa filluan edhe xhirimet në serialin “Ezel”, ku luajti rolin e Ejshanit. Konkretisht, në kohën kur filluan xhirimet e serialit, Cansu ishte në lidhje me komikun turk Kemo Jilmazin, me të cilin edhe planifikonte të martohej… Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, meqë e kuptoi se ia e tradhtonte me shoqen e saj më të ngushtë, manekinën Ahu Jagtu. Megjithatë, i mbylli sytë para tradhtisë së tij dhe disa muaj më vonë u martuan dhe së bashku kanë një djalë. Mirëpo, lidhja e tyre nuk funksionoi dhe i dhanë fund martesës, duke vazhduar të jetojë me djalin./Lajmi.net/

yx2VRQr9w54