• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Zbuloni 7 faktet interesante që duhet të dini patjetër nëse doni të kuptoni si funksionon një lidhje

Shkencëtarët janë të vendosur të zbulojnë çdo gjë që lidhet me dashurinë dhe gjatë këtij kërkimi kanë arritur në disa konkluzione interesante. Sipas ‘Bright Side’ ja kush janë 7 faktet që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë është dashuria.

  1. Gjithçka bazohet tek puthja e parë

Sipas një studimi nga universiteti ‘Oxford’, puthja e parë është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për lidhjet e gjata. Ajo është shumë e rëndësishme për të vlerësuar aspektet e përshtatshmërisë së një burri apo një gruaje.

  1. Çiftet që jetojnë më shumë se 25 vite bashkë, marrin një hije të njëri-tjetrit në fytyrë

Nëse një çift jeton bashkë për 25 vite, ka një rritje të dukshme të ngjashmërisë. Për më tepër, kjo ngjashmëri shoqërohet dhe me lumturi martesore.

  1. Mosha e eksperiencës të parë seksuale, tregon shumë për romanticitetin e lidhjes

Personat që kryejnë marrëdhënie seksuale pas moshës 19-vjeçare, do të kenë një lidhje më të lumtur dhe më romantike në moshë madhore, si dhe më pak partnerë.

  1. Filmat romantikë ndihmojnë partnerët të kenë një marrëdhënie më të shëndetshme

Një studim i fundit tregon se rreziku për një divorc të mundshëm zvogëlohet kur çifti sheh filma romantikë dhe i diskuton ato. Kështu ato kuptojnë çfarë janë duke bërë mirë dhe çfarë jo, pra do të ketë më pak keqkuptime.

  1. Fotografia e një personi që doni zvogëlon dhimbjet

Fotografia e personit të zemrës suaj ndihmon të zvogëloni dhimbjet dhe kjo u vërtetua nëpërmjet një eksperimenti. Eksperimenti u realizua me gra që kishin marrëdhënie të mira me partnerët e tyre prej 6 muajsh tashmë, dhe sipas raporteve, duke parë fotografinë e partnerit mundën të duronin dhimbje.

  1. Martesat moderne kërkojnë vetë-realizim

Eli J. Finkel, së bashku me kolegët e tij nga Universiteti Northëestern, ka studiuar arsyet kryesore që çojnë në divorc. Rezultatet kanë treguar se në marrëdhëniet moderne, partnerët presin më shumë kënaqësi psikologjike, ndërsa në të kaluarën ata donin të plotësonin nevojën e tyre për siguri.

  1. Meshkujt me nivel të lartë inteligjence, kanë më pak gjasa të tradhëtojnë

Shkencëtarët në Universitetin e Saint Louis kanë zbuluar se meshkujt me nivel inteligjence më të lartë kanë më pak gjasa të tradhëtojnë partneret e tyre. Autorët kanë analizuar rezultatet e sondazheve që përfshijnë mijëra të rritur dhe adoleshentë dhe zbuluan se meshkujt më të zgjuar vlerësuan monogaminë dhe ekskluzivitetin seksual./revistawho.com