• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet sozia e Jennifer Lopez dhe ka më shumë muskuj se këngëtarja

Këngëtarja më famë botërore, Jennifer Lopez njihet për format e saj fizike perfekte pavarësisht moshës së saj.

Në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi të një vajze, e cila mund të quhet pa frikë sozia e Jennifer vetëm se me më shumë muskuj se këngëtarja e hitit “Dinero”.

Në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ shihet se vajza e quajtur Jay është e apasionuar pas stërvitjes dhe është një bodybuildere.

Me më shumë masë muskulore, vajza në fjalë është një kopje e këngëtares së njohur dhe për këtë gjë duket se është e vetëdijshme pasi në profilin e saj gjenden shumë foto ku e krahason veten me J.Lo./revistaëho.com