• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet “sekreti” i Shpat Kasapit?

“Shpat Kasapi me të dashurën e re që është nga një fshati i Lushnjes që quhet Cermë, kanë mbi një vit që janë bashkë, i kam parë edhe duke u puthur”, thotë një raportues për “Jeta Osh Qef”.

Këngëtari nga Maqedonia ka qenë shumë i pëlqyer në Shqipëri, ndaj nuk është çudi që të marroset pas ndonjë vajze nga Shqipëria. Sipas fotove të publikuara, Shpati dhe vajza “anonime” janë fotografuar në disko, kafe si dhe duke darkuar bashkë.

Nuk dihet se cila është marrëdhënia e Shpatit me vajzën, për të cilën thuhet se është nga një fshat i Lushnjes, por që jeton në Itali, Milano. Ata duken që po kalojnë mirë në praninë e njëri-tjetrit, por s’dihet nëse janë vetëm shok apo këngëtari ka diçka më shumë me të.