• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Zbulohet lista me emrat e artistëve që do të konkurrojnë në “Kënga Magjike 2021”

Për herë të parë “Kënga Magjike” këtë edicion do të mbahet në pranverë. Kështu artistët do të sjellin këngë më ritmike me qëllimin për t’u kthyer më pas në hite të kësaj vere e për t’i dëgjuar gjithëkund, siç ndodh gjithmonë me këngët e këtij festivali. Sot me t’u rikthyer në “E diela shqiptare”, Arditi zbuloi listën me artistët BIG që do të konkurrojnë sivjet.
Prezantimi i këngëve konkurruese të këtij edicioni të “Këngës Magjike” do të fillojë në 21 Mars dhe si gjithmonë tek “E diela shqiptare”.
Gjithashtu netët gjysmë-finale do të mbahen në datat 26 dhe 27 maj.
Lista me emrat e artistëve BIG:

Alban Ramosaj

Ardit Stafa & Salije Bajrami

Aurel Thëllimi

Eltina Minarolli & Dea Strica

Eneda Tarifa

Enxhi Kumria

Era Rusi

Erik Lloshi

Eva Alikaj dhe Clirim Denaj

Fifi & Bruno

Fitnete Tuda & Don Duli

Gerta Mahmutaj

Julian Lekocaj

Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi

Krusita

Lindita

Lorenc Hasrama

Marjona Metohu

Marsela Çibukaj

Orgesa Zaimi

Semi Jaupaj

Soni Malaj

Xhesika Polo & Klint Çollaku

Xhon Jesku