Sam Smith është në lidhje me biseksualin TayTay Starhz, me të cilin është fotografuar duke u puthur në një klub.
Një burim ka thënë se “Sam është me të vërtetë me Tay dhe tashmë ata kanë kaluar shumë kohë së bashku”.
“Ata ishin në një festë në qendër të Londrës fundjavën e kaluar dhe nuk mund të fshehin më tërheqjen për njëri tjetrin”.
Dyshja thuhet se më pas doli të enjten në të njëjtin klub para se të shkojnë për pije në një hotel aty pranë dhe madje u “puthën para shumë njerëzve”.