• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet lidhja 3-vjeçare e Rozana Radit. Kush është hetuesi me të cilin bashkëjeton

“Panorama Plus” zbulon të reja nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Pas disa vitesh që artistja është përpjekur ta mbajë jetën e saj sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën. Ai quhet Shpëtim Karakushi, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, dhe ka gati tri vite që ka një lidhje të konsoliduar me Rozanën. Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, pasi profesionet i kanë diametralisht të kundërta, por e rëndësishme është që duken shumë mirë me njëri-tjetrin dhe përputhen mjaftueshëm. Këtë fakt e vërtetojnë edhe këto foto që paparaci ynë ka mundur t’i bëjë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura së bashku.

rozi2 image_244