• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Zbulohet jeta sekrete e bashkëshortit të Paris Hilton fiks pas dasmës luksoze!

Paris Hilton mund të jetë mësuar me drama të njëpasnjëshme në jetën e saj, por situata familjare e bashkëshortit të saj është ca më e ndërlikuar, kjo pasi thuhet se Carter Reum ka një fëmijë të fshehtë të cilin e ka parë vetëm një herë pas lindjes, rreth nëntë vjet më herët.

“Page Six”, ka mësuar se nëna e vajzës së Reum është ylli i spektaklit “Secrets of Aspen”, Laura Bellizzi, e cila ka pasur edhe një lidhje relativisht të shkurtër me aktorin Mel Gibson.

“Njerëzit për të cilët kjo histori ka rëndësi e kanë ditur që para 10 vitesh. Carter e mbështet këtë fëmijë, por nuk ka një marrëdhënie tradicionale baba-bijë me të. Gjithsesi ai është kujdesur në distancë për të qëkur lindi dhe do vazhdojë ta bëjë”, ka thënë një zëdhënës i Carter Reum.

Mes tjerash, burimet pranë “Page Six”, zbuluan se vajza e vogël e ka ndjekur dasmën e të atit që pushtoi mediat dhe sipas tyre është ndjerë e lënë pas dore dhe shumë e mërzitur.

Kujtojmë se aktorja dhe këngëtarja e njohur Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, para disa ditësh./revistawho.com