Kohët e fundit jemi njohur me një personazh interesant, Erionin, i cili nuk e ka problem të shprehë ndjenjat e tij ndaj një femre të cilën e dashuron, por që ajo nuk ia ka “varur” dhe e ka refuzuar.
Ditën e sotme Erioni ka vendosur të na dërgojë vetë fotot e Almës, e cila ka pushtuar zemrën e tij e për të cilën do të shiste edhe gjakun e trupit nëse do të ishte e nevojshme.
“Kjo është Alma ime” thotë Erioni ndërsa dërgon edhe fotot bashkë me të dashurën e tij të zemrës në redaksinë e Jetaoshqef. Duket se çifti kanë qenë shumë të dashuruar por ende Erioni nuk na ka treguar detaje në lidhje me ndarjen e tyre.
Ne shpresojmë që të pajtohen sa më parë, pasi djali është duke vuajtur, ndërsa siç është shprehur ai edhe më herët, Alma nuk do të gjejë kurrë një njeri më të mirë se ai. Sipas Erionit, Alma e tij e zemrës ka edhe dy fëmijë, por që Erioni nuk e ka problem këtë fakt dhe e ka pranuar siç është. E ku ka më bukur se kaq? Nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i kërkojmë Almës që të mos e lejë djalin me kokën mënjanë por të dëgjojë lutjet e tij të sinqerta. /JOQ/