• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet gjinia e bebes së Rudina Magjistarit

Moderatorja e “Takimit të pasdites” në televizionin “Klan” Rudina Magjistari, pret vajzë. Gazeta “Paloma”, ka mësuar gjininë e bebes së prezantueses e cila aktualisht është në javët e fundit të shtatzënisë. Rudina është në pritje të fëmijës së saj të parë, i cili vjen si fryt i dashurisë më sportistin Xhavit Bajrami. Për ta shijuar sa më shumë këtë fazë të veçantë të jetës, ajo është shkëputur krejtësisht nga puna dhe po udhëton krah të dashurit. Burime pranë prezantueses bëjnë me dije se ajo nuk ka në plan të rikthehet në punë deri në sezonin e ardhshëm, që nis në muajin shkurt. Për këtë arsye televizoni “Klan” i ka ndërprerë transmetime e emisionit të pasdites deri kur autorja dhe prezantuesja t’i rikthehet angazhimit.