• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Zbulohet fundi i Bixhoz me dashurinë, Shivai dhe Anika qëllohen për vdekje

Serialit shumë të ndjekur “Bixhoz me dashurinë” i ka ardhur fundi në Indi dhe këtë javë do të transmetohen episodet e fundit atje. Aktorët shumë të dashur për publikun si Anika, Shivai, Om, Gori, Rudra dhe Bavja po xhirojnë episodet e fundit dhe kurioziteti është i madh sesi do mbyllet ky serial. “Revistawho.com” jua zbulon sot se çfarë do ndodhë. Në episodet e fundit 3 çiftet Oberoi, pra Anika dhe Shivai, Om dhe Gori, Rudra dhe Bavja do bëjnë dasmën në të njëjtën ditë. Për pak episode çdo gjë duket se do shkojë mirë në serial por në episodin e fundit seriali do kthehet në tragjedi. Shivai dhe Anika do qëllohen për vdekje dhe kështu do mbyllet “Bixhoz me dashurinë”. Aktori Nakul Mehta më pas do luajë rolin Shivansh në serialin e ri që do fillojë në Indi. Aktorët janë shprehur të mërzitur për mbarimin e serialit dhe sidomos për faktin që nuk do xhirojnë më së bashku./revistawho.com