Anaid Kaloti, djali ambicioz i “Big Brother 6” dhe moderatorja e InTv Sara Kolami, janë çifti me i ri i showbiz-it shqiptar.
Sipas revistës “Class” Anaidi dhe Sara janë parë mbrëmjen e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokalin që Anaidi menaxhon. Fituesi i “Big Brother 6” është përfolur shpesh për lidhjet e tij me vajzat e njohura të ekranit, por asnjë nuk ka qenë e konfirmuar nga vet Anaidi. Këtë herë çifti është parë duke u përqafuar, pa u shqetësuar për sytë e njerzve. Duket se këtë herë Anaidi e paska seriozisht…