Nga produksioni është lajmëruar se nga sot do futen sërish banorë të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP. Me shtyrjen e finales së edicionit VIP të reality show-t, të paktën deri në 18 shkurt, banorët e rinj i duhen spektaklit për t’i dhënë një tjetër frymë.
Burime për Anabel.al kanë bërë me dije se moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna, do të jetë banorja e re që hyn sot në shtëpi.
Egzona është gazetare në Radio Televizionin e Kosovës dhe së fundmi ka prezantuar “n’Za”, një program javor në RTK.