• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Aurela Hoxhës nga bashkëshorti

301586_109051285870828_172920680_nAurela Hoxha po divorcohet edhe ligjërisht nga Admir Ismajlukaj, me të cilin kishte një marrëdhënie prej 15 vitesh. Kërkesën për divorc e ka bërë Ismajlukaj, sipas të cilit raporti i çiftit kishte nisur me dashuri, por vitet e fundit marrëdhënia ishte përkeqësuar. Ja çfarë thuhet në padinë e bërë nga biznesmeni: “Fillimisht marrëdhëniet tona martesore kanë qenë të mira dhe janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi reciprok dhe harmonia familjare. Kohët e fundit marrëdhëniet tona familjare janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve jo korrekte të palës së paditur ndaj meje, I ndodhur në këto rrethana, ku marrëdhëniet tona janë dëmtuar rëndë nga ana morale prej të paditurës kanë sjellë si pasojë mungesën e harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit tim ndaj Aurelës. Ka vend të theksohet se marrëdhëniet në vazhdimësi nuk janë përmirësuar, por përkundrazi janë dëmtuar, duke ndërprerë dhe bashkëjetesën tonë dhe si rrjedhojë kemi më tepër se 4 muaj që jetojmë të veçuar. Martesa jonë e ka humbur qëllimin e ndaj dhe bashkëjetesa jonë është bërë e pamundur. Unë paditësei Admir Ismajlukaj, për situatën dhe gjendjen e krijuar, atë të prishjes së marrëdhënieve bashkëshortore, rezervoj të drejtën e kërkimit të fajësisë sipas situatës që do të krijohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, të qëndrimit që do të mbaje e pandehura”.

Leave a Reply