• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohen detajet shokuese/ Aktori turk e la të dashurën për “Hyrremin”

Së fundmi mediat turke raportuan se aktori turk Çaglar Ertugrul i cili është shumë i njohur edhe në Shqipëri me rolet e tij në seriale, është ndarë nga partnerja e tij pas 3 vitesh. Çaglar ishte i lidhur me Kayla Manukyan, një asistente kostumografie të cilën e njohu gjatë xhirimeve të serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”. Por mesa duket aktori qenka i fiksuar me flokëkuqet. Mediat turke raportojnë sot se shkaku i ndarjes së tij nga partnerja, ka qenë Meryem Uzerli , e njohur si “Hyrremi”. Sipas mediave turke dhe kroate, Meryem Uzerli është mahnitur nga aktori simpatik dhe dyshja kanë nisur të flasin. Thuhet se pas një takimi, biseda mes tyre ka avancuar. Nuk dihet ende sa të vërteta janë këto detaje dhe asnjëri prej aktorëve nuk ka bërë ende një prononcim./revistawho.com