Mbrëmë në media bëri bujë lajmi se Françeska Jaçe, ish-banore e ‘Big Brother’, kishte rrahur një vajzë në një nga dyqanet e zonës së ish-bllokut në Tiranë. Nuk ka vonuar dhe dëshmia e vajzës në polici ku tregon se ajo dhe Françeska kanë qenë shumë mikesha dikur, por nuk flisnin më. Ajo shprehet së kishin kohë pa u parë dhe në momentin që rastisën në dyqan filluan të shkëmbenin faza ironike më njëra-tjetrën dhe siç duket, Françeska, e cila thuhet se ishte dhe e pirë, është acaruar dhe ka goditur me grushte Katerinën. Mësohet gjithashtu se shkak për prishjen e miqësisë së tyre është një mashkull dhe sherri ka ndodhur për motive xhelozie. /opinion.al