• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zayn Malik nxjerr në shitje shtëpinë në Londër, nis jetesën pranë Gigi Hadid

Pas rikthimit me Gigi Hadid, duket se Zayn Malik ka vendosur që lidhjen ta kalojë në një tjetër stad. Një burim pranë ‘The Sun’ ka zbuluar se Zayn ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Londër. Ai po mendon që të nisë jetesën pranë të dashurës së tij në New York. 12 muajt e fundit këngëtari i kaluar së bashku me Gigin dhe jetesa pranë saj i ka dhënë shumë lumturi. Shtëpia e tij në Londër përmban 5 dhoma gjumi, një dhomë për ‘jakuzzi’ dhe një pjesë si ‘pub’ dhe kushton 3.5 milionë paund. Ky është një tjetër fakt, që tregon se tani lidhja e tyre është shumë herë më e fortë dhe asgjë nuk mund t’i ndajë. /revistawho.com