Zana Çela ka publikuar zyrtarisht, kandidaturën e saj për drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Krah emocionit dhe lajmërimit të këtij vendimi të rëndësishëm, Çela ka vendosur që publikisht të tregojë edhe platformën e saj me të cilën do të garojë.
Por ka theksuar ndër të tjera se shpreson që mos ia vjedhin. Ama edhe nëse kjo ndodh, “nuk do shihet si e rastësishme”, thekson ajo.
“Te dashur miq, diten e djeshme, ne date 19 Prill ne oren 11:00 kam dorezuar zyrtarisht kandidaturen time per drejtimin e TKOBAP.
Ndihem thellesisht e privilegjuar te ndaj me secilin prej jush platformen time te paraqitur ne kuadrin e ketij aplikimi, shoqeruar me nje paragraf hyres pjese te saj, te cilin do ta gjeni me poshte.
Duke qene se afati i aplikimit per kete pozicion eshte shtyre disa ore pas dorezimit te kandidatures sime, dhe duke marre parasysh qe po shperndaj me ju idete e mia nepermjet kesaj platforme, jam e detyruar te theksoj se cdo ngjashmeri me kete dokument nuk do te konsiderohet rastesor”, sqaron Zana Çela para se të nisë prezantimin e platformës së saj.
Më tej, në linkun bashkangjitur do të gjeni edhe platformën e saj të detajuar e shumë të ndjerë.
https://www.facebook.com/159464114255887/posts/1988423264693287/