• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zaimina zbulon sekretin e linjave perfekte gjatë shtatzënisë

Zaimina Vasjari njihet si një nga vajzat me linjat më perfekte të showbizit shqiptar. Madje këngëtarja ia ka arritur të mbajë në formë trupin e saj edhe gjatë shtatzënisë. E ndodhur në muajin e nëntë të pritjes, këngëtarja ka zbuluar sekretin e suksesshëm të cilin çdo nënë duhet të ndjekë për të qenë e kënaqur me trupin e saj. Në foton e publikuar pak orë më parë, këngëtarja duket mjaft seksi edhe me barkun e rrumbullakosur .
“Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë lidhur me dietën që kam mbajtur dhe duhet të them se përveç gjeneve të mira, unë kam ngrënë në mënyrë shumë të shëndetshme dhe realisht e vetmja peshë që kam shtuar ka qenë pesha e vogëlushes time. Duajeni veten vajza dhe hani shëndetshëm!” –ka shkruar Zaimina në postimin e saj.