31 tetori në mbarë botën njihet si dita e ‘Halloween’-it, e dedikuar përkujtimit të shpirtrave. Vitet e fundit kjo ditë është kthyer në një lloj trendi, sidomos në Shqipëri. Nëpërmjet veshjeve të çuditshme apo vizatimeve në fytyrë, të rinjtë duan të sjellin një personazh të frikshëm për të qenë në sinkron me mesazhin që ‘Halloëeen’-i duhet të transmetojë. Duket se vit pas viti ka nga një model të ri të veshjeve dhe të ‘make up’-it për këtë ditë. Pavarësisht se duhet më shumë se një javë derisa të mbërrijë ‘Halloween’-i një pjesë e njerëzve kanë filluar të mendojnë si do të duken atë ditë. Zaimina Vasjari është një prej tyre dhe mesa duket këngëtarja po e pret me padurim 31 tetorin. Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet e maskuar si një nuse e gjakosur nga fytyra. Kjo fotografi e Zaiminës shërben edhe si një lloj ideje për të gjitha vajzat që janë të pavendosura ende se si do të shfaqen atë ditë. Pavarësisht se Zaimina duket e ‘frikshme’, komplimentet nuk kanë munguar, prandaj vajza pse të mos e provoni dhe ju këtë ‘look’ për ‘Halloween’. /revistawho.com