• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Zaimina rrëfen emocionet e pas lindjes: Nuk mendoj asnjë çast për veten, çdo gjë për mua është Khloe

Zaimina Vasjari vetëm pak kohë më parë solli në jetë vajzën e saj Khloe. Më e lumtur se kurrë, gjatë periudhës së shtatzënisë në një rrëfim ekskluziv për Revistawho.com, ajo tregoi emocionet e pritjes së ëmbël. Tashmë vetëm pak kohë pas lindjes ajo ka treguar gjatë një interviste në ‘Skype’ për ‘Pop Culture’ se çfarë po përjeton pas lindjes.

“Jam shumë e lumtur. Çdo gjë e imja tashmë sillet rreth Khloe. Nuk mendoj asnjë moment për veten”, -ka treguar ajo. Më tej është pyetur nga moderatori i programit mbi ndjesitë që kanë familjarët e saj dhe ka zbuluar që Khloe është fëmija i parë në familje, ndaj emocionet e tyre janë të mëdha.

Zaimina ka shuar edhe kuriozitetin e madh të publikut mbi pamjen e vajzës. E pyetur me kë ngjan më shumë, ajo ka treguar se ngjan me Klodin. “Në fillim më dukej sikur ngjante me mua, por tani që po rritet çdo ditë e më shumë po merr hijen e të atit”, -ka përfunduar Zaimina./revistawho.com

Imazh i ngjashëm