Zaimina Vasjari ka mbledhur momentet më speciale me vajzën e saj dhe i ka publikuar në profilin e saj. E vogla Khloe feston 3-vjetorin e lindjes dhe e ëma ka mbledhur pak fjalē me dashurinë e zemrës për t’ia dedikuar.
“Khloe është tre. Gëzuar 3-vjetorin e lindjes Princesh Khloe. Kjo është dita jote, por gjithë ditën do të jetë edhe e imja. Do e gëzoj gjithmonë këtë ditë, si ditën më të bukur të jetës sime. Të shkruash për ty është shumë e vështirë. Të të them të dua është pak. Të të them je jeta ime është shumë pak. Dua të falenderoj Zotin që më dhuroi një bekim si ty në jetë. Ai bën mrekulli dhe atë e kam unë. Të dua poni im i vogël”, ka shkruar Zaimina.
Në ditën e shënuar, këngëtarja ka publikuar këtë kolazh të rrallë me momente të përditshmërisë së vajzës, por jo vetëm. Khloen nuk e kemi parë asnjëherë si këtë 3 vjetor./revistawho.com