Zaimina Vasjari ka publikuar një set të vogël fotografik me vajzën e saj Khloe, e cila është më e lumtur se kurrë për ardhjen në jetë të bebushit. Të veshura më të bardha, dy gocat e shtëpisë duket që mezi e presin bebin. Ndërsa Zaimina emocionoi me fjalët që zgjodhi për të përshkruar ndjesitë e saj.
“Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot”, ka shkruar Zajmina.
https://www.instagram.com/p/CWvQEr4NDap/?utm_medium=copy_link
Këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do të jetë djalë, me disa foto të publikuara vetëm pak më parë. Khloe do bëhet më një vëlla të vogël dhe familja mori shumë urime. Zaimina është duke e shijuar në maksimum pritjen e ëmbël edhe pse lajmin e bukur e zbuloi vonë për publikun./revistawho.com