• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Young Zerka konfirmon ndarjen nga Ronela, po me lidhjen me Kiarën ç’u bë?

Jeta personale e Young Zerkës ditët e fundit ka qenë në fokus të mediave, pavarësisht se këngëtari nuk preferon të japë deklarata e të prononcohet tek kjo pjesë. Pak kohë parë Zerka u përfol se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Ronela Hajatin e kjo duket se është e vërtetë. I ftuar sonte në “Shiko kush luan”, Zerka pranoi se është beqar dhe këtë e konfirmoi edhe mikesha e tij, Fifi.

Gjatë një pyetësori Zerka u pyet gjithashtu nëse kënga e tij e fundit “Konflikt” është dedikim dhe këngëtari e mohoi këtë. Fifi e kundërshtoi duke thënë se këtë këngë e kanë shkruar bashkë dhe la të kuptohet se janë frymëzuar nga ndarja e Zerkës me Ronelën.

Ndërkohë mos të harrojmë se gjatë kësaj jave, për këngëtarin u tha se ka nisur një lidhje me Kiara Titon. Sa i përket këtij thashethemi, nuk është aspak i vërtetë pasi dyshja janë çift vetëm në lojë.