Gigi Hadid ka vendosur të mos e tregojë as portretin dhe as emrin e vajzës së saj. Këtë e tha edhe vetë modelja duke ia bërë të qartë fansave të mos presin nga ajo më shumë se fotot ku ia mbulon fytyrën vajzës.
Megjithatë mamaja e saj, Yolanda duket se nuk e zbaton dhe aq këtë rregull. Shpeshherë ajo ka publikuar foto me mbesën, por këtë herë është treguar më e shkujdesur.
Yolanda ka publikuar një foto ku shfaqej duke mbajtur mbesën në krahë dhe ndjekësit menjëherë vunë re se portreti i vogëlushes reflektohej në pasqyrën pas tyre.
Me ta parë këtë, Yolanda e fshiu menjëherë foton dhe publikoi një të re, këtë herë të prerë. Epo herën tjetër gjyshe Yolanda duhet të tregohet më e kujdesshme!
View this post on Instagram