Disa javë më parë, modelja e njohur, Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë më një vajzë. Që prej atij momenti ajo ka ndarë disa momente nga shtëpia teksa ka treguar se kujdeset maksimalisht për të voglën e saj së bashku me Zayn dhe ndihmën e mamasë, Yolanda Hadid.
Kjo e fundit ka ndarë së fundmi një foto të mbesës së saj ku duket dora e vogël, duke treguar se sa shumë dashuri i ka sjellë shtëpisë.
“Zemra ime ka kaq shumë dashuri dhe lumturi nga kjo vogëlushe, është një ëngjëll i dërguar për në “, ka shkruar Yolanda në postimin e fundit.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të lënë një sërë komentesh dhe të pohojnë se po presin me padurim ta shohin vajzën e vogël./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CGfpujynTTY/?utm_source=ig_embed