• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ylli Limani ndan një pjesë të këngës më të fundit, fansat nuk mund të presin më gjatë për publikimin e saj

Me anë të një videoje në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Ylli Limani ka zbuluar një pjesë të projektit të tij të radhës. “Ku je nis, ku je t’u shku? Pse pe ni, je tu u afru? Ni grusht plum ma mirë t’ma kishe pru”, ka shkruar Limani poshtë videos së bashku me hashtagun ‘Ikomkall’.

Fansat po presin me padurim publikimin e projektit të radhës së Yllit, megjithatë ai nuk ka bërë të ditur asnjë datë rreth saj. Kujtojmë se deri më tani Limani ka sjellë një sërë baladash, të cilat janë kthyer menjëherë në hit dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’, duke e bërë Yllin një ndër emrat më të dashur të ‘showbiz-it’ shqiptar./revistawho.com