• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Ylli Limani di të zgjedhë, vajza e ish-deputetes pjesë e klipit të tij

Ditën e sotme këngëtari i njohur Yll Limani ka publikuar videoklipin e këngës së tij më të re me titull, “Prej se jena nda”. Por ajo që ka rënë sy është  modelja që ai ka zgjedhur të ketë në krah. Bëhet fjalë për Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda.

Ka qenë vetë Ada e cila ka postuar në ‘Instagram’ disa momente nga prapaskenat e klipit të Ylli Limani.

Pjesëmarrja e saj në një klip vjen menjëherë pas eksperiencës si prezantuese në “Miss Universe Albania”, ku edhe këngëtari i hitit “Dritat” ishte i ftuari special i mbrëmjes./revistawho.com