• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ylli i “Squid Game” në Netflix beson se historia e përgjakshme e serialit mund të bëhet një realitet i tmerrshëm

Një ndër yjet e serialit që ka mbërthyer botën, Squid Game, ka pohuar se realiteti i frikshëm mundet që të kthehet në realitet.

Seritë hiper të dhunshme që transmetohen në Netflixit bën fjalë për një lojë të zhvilluar mes 456 lojtarëve depresivë dhe të zhytur në borxhe, ku vetëm njëri prej tyre ka shansin të dalë fitues me miliona dollarë ndërsa të tjerët do të vdesinl.

Aktori Wi Ha-Joon, tha për The Sun se ai beson se koncepti i serialit mund të bëhet realitet, nëse konkurrenca ekstreme dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”.

Wi, i cili në serial luan një polic që përpiqet të depërtojë në organizatën hije që drejton lojërat vdekjeprurëse, gjithashtu beson se frika e shoqërisë për virusin COVID-19 luan rol në popullaritetin e madh të shfaqjes.

Seriali i Koresë së Jugut është një thriller i mbijetesës, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash, por nëse humbasin në lojë, ata do të vdesin./revistawho.com