“Guess” tashmë ka një yll të ri shqiptar dhe ajo është Megi Luka. Modelja shqiptare që prej vitesh bashkëpunon me fotografin Endrit Mërtirin, e ka dhënë lajmin e bukur përmes rrjeteve sociale, duke pozuar në zyrat e “Guess” në Zvicër.
“I thashë Po një aventure të re”-shkruan Megi duke falenderuar stilistin Paul Marciano.
“Krenare për ty ëngjëlli im”- i komenton Endriti teksa shumë miq e personazhe të njohur i urojnë suksese bukuroshes.
Kujtojmë që Megi është shpallur “Miss Universe Albania” në vitin 2015 kurse së shpejti do e shohim në pasarelat e ”Guess”.