• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ylli i muzikës pop nis festimet e ditëlindjes para kohe, Beyonce më e lumtur se kurrë në krahët e Jay Z

 

Beyonce do të mbushë 38-vjeç më 4 shtator, por festimet duket se kanë mbërritur më herët. Këtë të dielë ajo ishte pjesë e festivalit ‘Made in America’ dhe këngëtarja ka publikuar disa foto në rrjetin e ‘Instagram’ ku shfaqej teksa festonte në prapskenat e festivalit. Në njërën prej videove duket se e gjithë turma i këndon këngën e ditëlindjes Beyonce teksa ajo kërcen e këndon pranë bashkëshortit të saj Jay Z. Ajo ka publikuar gjithashtu foton në të cilën duket se mban në dorë një tortë.
Me siguri kjo duhet të jetë një nga ditëlindjet më të veçanta të yllit të muzikës pop./revistawho.com