• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ylli i Hollywood-it në një tjetër film që flet për shqiptarët

Aktori i njohur i Hollywood-it,Liam Neeson shpeshherë është parë duke interpretuar role heronjsh në filma aksion. Ai u kritikua se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve duke i portretizuar ata si kriminelë përmes dy filmave të tij “Taken” dhe “Taken 2”. Mirëpo përsëri aktori do të përfshihet në një tjetër film që vendoset në një kontekst shqiptar.

Prej dy vjetësh emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”. Ndonëse ende në fazën e paraproduksionit, ky projekt bazohet në përshtatjen e romanit me po të njëjtin titull të autorit kanadez Michael Ignatieff. Sipas “Bingepost” ky film do ta paraqesë Neeson-in teksa u qaset intrigave politike si gazetar duke gjurmuar vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer i ushtrisë serbe.
I mbështetur kryesisht në romanin e vlerësuar me po të njëjtin titull të Michael Ignatieffit, ‘Charlie Johnson in the Flames’, do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe do të përqendrohet në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë.