• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Yjet e veshur më keq ndër vite në tapetin e kuq të ‘Met Gala’ (FOTO)

Kur bëhet fjalë për evente madhore sigurisht që yjet shpenzojnë miliona për tu dukur sa më mahnitës.  Por, shijet nuk blihet me para.  Shumë prej personazheve VIP janë renditur në listën e personave të veshur më keq në tapetin e kuq.  Kjo renditje është bërë sipas shtëpive të ndryshme të modës.  Ja cilët janë këto emra:

 

  • Kim Kardashian

Kim Kardashian  çuditi të gjithë në vitin 2013 teksa u shfaq në tapetin e kuq të “Met Gala” në Neë York. .  Ajo u shfaq veshur me një fustan me lule i cili vinte i gjatë dhe i mbuluar deri në gjysmën e qafës.  Detaji që bëri përshtypje veç të tjerash ishte mbulimi I trupit, madje edhe pjesa e duarve dhe e gishtave ishin të mbuluara me dorashkë.  Fustani ishte i dizenjuar dhe realizuar nga shtëpia e modës Givenchy.

 

  • Solange Knowles

Shfaqet në vitin 2015 e veshur me një fustan frymëzur nga kultura kineze.  Fustani i gjatë deri sipër gjurit, është i realizuar nga një copë ngjyrë metalike.  Ky fustan mban firmën e dizenjatorit Giles Deacon.

 

  • Rihanna

Fustani i verdhë i Rihannës i veshur në 2015 në tapetin e kuq,ka qënë shumë i komentuar.  Shpesh nëpër rrjete sociale është krahësuar me një’ omletë gjigande’  dhe jo vetëm.  Fustani i verdhë është dizenjuar nga një stilist kinez me emrin Guo Pei.

 

  • Miley Cyrus

Fustani i zi i Miley Cyrus është komentuar për stilin e papërshtshëm në raport me linjat e trupore që ka këngëtarja.  Modeli i cili nxjerr në në pah pjesët anësore të legenit nuk ngjante aq bukur veshur nga një femër me strukturën trupit si të Miley Cyrus. Kritikat kanë shkuar edhe për modelin e flokëve.  Një fustan i tillë nuk mund të shkojë kurrsesi me një model të atillë flokësh aq më tepër ngjyrosur me blu.

 

  • Lady Gaga

Nëse flasim për Lady Gaga nuk ka asgjë për tu çuditur në veshjen e saj.  Këngëtaren e kemi parë veshur në forma ekstreme nga veshja me mish  deri në këpucët disa centimetërshe të larta.  Kësaj rradhe look-u i saj kritikua sepse dukej tejet teatral.  “Dukej sikur Gaga sapo kishte mbaruar ndonjë rol teatra”- kanë komentuar dizenjatorë nga shtëpitë e modës.