• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Yjet e serialit ‘Friends’ ribashkohen për një natë vajzash, a do të ketë një rikthim të tyre?

3 aktoret e njohura të serialit më të ndjekur ndër vite, ‘Friends’, janë ribashkuar për të shijuar dhe një herë një natë jashtë nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Courtney Cox, Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston kanë publikuar foto të ndryshme në rrjetet sociale ku duket se kanë rikujtuar dhe njëherë momentet e vjetra të tyre.

Ndonëse kanë kaluar 15 vite që nga përfundimi i serialit ‘Friends’, ai vazhdon të mbetet ndër më të preferuarit për publikun. Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, Aniston u shpreh e ftuar në emision me Ellen Degeneres se ajo dhe të gjithë kolegët e saj do të dëshironin shumë që seriali të rikthehej edhe njëherë në një formë më moderne.

Pas kësaj deklarate të gjitha fansat e serialit janë duke pritur me shumë kuriozitet një rikthim të kastit të njohur të aktorëve./revistawho.com