Nëse do të hapim fotot e vjetra të personazheve të njohur do të vëmë re se xixat në fakt kanë qenë një element që i ka shoqëruar në çdo dalje publike, duke grimuar sytë plot shkëlqim dhe ngjyra të ndryshme.
Ndonëse vitet e fundit është parë që personazhet e njohur ose jo të eksperimetojnë më shumë me pamjen e tyre, duke vendosur ngjyra të ndezura në ‘makeup-in’ e tyre, në fakt këtë detaj e kemi më parë që prej vitit 2000 tek yjet e njohur ndërkombëtarë si Britney Spears, Tyra Banks, Jessica Simpson, Jennifer Lopez etj.
Për ta provuar këtë ju sjellim më poshtë tendecat më me ndikim nga personazhet e njohur. Hera herës plot ngjyra, shkëlqyes buzësh, mollëza rozë, tek fotot më poshtë do të frymëzoheni më shumë për të ndërtuar “look-un” tuaj ideal./revistawho.com