• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Xing’ i bukur veshjesh, Bieta Sulo dhe Meghan Makle shfaqen me të njëjtin fustan

Nuk janë të pakta rastet kur vajzat e njohura bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje. Kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Dy personazhet që kanë bërë së fundmi ‘xing’ me fustanin e njëjtë, janë Bieta Sulo dhe Meghan Markle. Ditën e sotme në emisionin e pasdites Bieta u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant, i cili e bënte të binte shumë në sy. Por nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ moderatorja e ëmbël ka treguar se këtë model fustani më parë e ka veshur edhe Dukesha Meghan Markle. Meghan e ka pasur të veshur në një nga daljet e saj publike dhe fustani është komentuar shumë pozitivisht.
“Shiko, shiko. Meghan dhe unë me të njëjtin fustan. Kuptohet princeshave ju rri më mirë”,- shkruan Bieta.
Pavarësisht se njëra është bionde dhe tjetra brune, dy vajzat duken shumë bukur me këtë fustan./revistawho.com