• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Xhironin videoklip në rrugë veshur me burka, Mesila Doda: Më lanë shije të keqe

Deputetja Mesila Doda ka publikuar sot disa foto, të cilët po qarkullojnë në rrjetin social “Facebook”. Në fotot në fjalë shihen dhjetra persona, të hipur sipër 3 automjeteve, të veshur me burka, veshje tipike myslimane, shkruan ‘Balkanweb”. Sipas deputetes, ky rast është regjistruar në Unazën e Re, në rrugën e Elbasanit. “Sot para makinës time… Nëse është reklamë apo ndonjë realizim artistik a formë tjetër arti e gjej të një shije tejet të keqe…Tek Unaza e Re që të çon tek TEG”, citohet në mesazhin e saj. Ndërkohë, Doda në një prononcim për “News24” pohoi se i kishte parë vetë nga afër këta persona. Vetëm pak minuta më vonë u arrit të zgjidhej misteri i njerëzve të veshur në të zeza. Mësohet se në këtë rrugë po xhirohej një videoklip artistik, ndërsa nuk dihet se kush janë pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, policia e Tiranë ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë denoncim në lidhje me këtë ngjarje. “Kush i ka parë këta njerëz duhet të na njoftonte” citohet në reagimin e bluve. Ndërkaq, reagimi në rrjetet sociale ka qenë i madh, kjo dhe për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Paris, pas sulmeve të Shtetit të Kalifatit Islamik. Po ashtu, pas mesazheve nga ekstremistë të ISIS, vendi ynë ka marrë masa kundër terrorizimit.

12226992_10153667691815690_1332674653755225145_n12243157_10153667691615690_3373232342796645315_n12241663_10153656129690690_8117626753458423906_n